Thaçi: S’është lehtë të bisedosh me Vuçiqin, marrëveshja përfundimtare të arrihet brenda 6 muajve

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 12:55 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hashim Thaçi ka folur për takimin e djeshëm në Bruksel me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, i cili zgjati pak, por që u cilësua nga Presidenti i Kosovës si më i vështiri në 6 vjetët e fundit të dialogut me Serbinë.

Në një konferencë për media, Presidenti Thaçi, theksoi se, pavarësisht situatave të komplikuara dhe dallimeve të mëdha, ekziston vullneti që procesi i dialogut të vazhdojë, raporton Ekonomia Online.

Ai mendon që marrëveshja përfundimtare mes dy shteteve duhet të arrihet brenda 6 muajve.

“Në 4 apo 6 muajt e ardhshëm duhet të arrihet marrëveshja e paqes dhe njohjes reciproke. Takimi i djeshëm ka qenë më i shkurtër në vitet e fundit, por më i rëndi. Nuk është lehte të bisedosh me Vuçiqin, i cili mendon se Kosova ende është pjesë e Serbisë, një ëndërr. Pozicionet janë shumë të largëta mes vete. Ky pozicion i Vuçiq është larg realitetit. Si lider kemi obligim të qartësojmë mendimin tonë”, theksoi Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për kompromisin, duke thënë se Kosova ka arritur këtu, duke bërë kompromis në proceset e mëparshme.

“Flitet për kompromis, Kosova në tri dekadat e fundit ka ardhur ne realitetin e pavarësisë duke bërë kompromise, ne Rambuje, Vjenë. Po punojmë qe kjo situatë të mos kuptohet si betejë për ta mundur njëra tjetrën, por procesi të dal fituese për të dyja vendet.  Dy presidentet dhe Mogherini kemi thënë se duhet të punojmë për marrëveshjen dhe se do të sakrifikojmë për të arritur marrëveshjen përfundimtare”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës u shpreh se në muajt e ardhshëm do të ketë pengesa nga autoritetet serbe, por shpreson në marrëveshje ndërkombëtare.

“Kemi konstatuar se është më mirë të negociojmë, sesa të ndodhë ndonjë incident. E di qe ka zëra kritik nga të gjitha anët, por marrëveshja është në interes të te gjithëve. Ne muajt ë ardhshëm shoh se do të kemi pengesa edhe më të mëdha me autoritete e Serbisë, por më mban shpresa për marrëveshjen përfundimtare” .

Sipas tij,  procesi i dialogut nuk rrezikon Pavarësinë e Kosovës.

“Kur thashë për sakrificë, sakrifica më e madhe është më u ulë me autoritetet e Serbisë. S’ka asnjë rrezik për Pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj”, deklaroi Thaçi.

Foli edhe për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. U shpreh i shqetësuar me vonesat në zbardhjen e autorëve, por tha se institucionet e drejtësisë do të dalin me rezultate që do të shkaktojnë kokëdhimbje në Kosovë e Serbi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme