Thaçi: ShBA-ja rol përcaktues në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 15:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim senatorin amerikan, Ron Johnson, të cilin e ka falënderuar për mesazhet dhe urimet për 10 vjetorin e pavarësisë.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, e cila ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mesazhet dhe urimet e presidentit Trump janë inkurajuese, për të punuar edhe më shumë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai e ka informuar senatorin Johnson për konsenusin e krijuar lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe për domosdoshmërinë e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Presidenti ka kërkuar mbështetjen e SHBA-së për këto tema, në mënyrë që këto procese të kenë sukses.

Nga ana tjetër senatori Johnson ka ofruar mbështetjen e plotë në të gjitha fushat për Kosovën.

Presidenti në fund ka thënë SHBA-ja është partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe miku më i madh i popullit te Kosovës.

Të ngjashme