Thaçi: Shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 19:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar amerikanët për shtëpinë e tyre të re në Kosovë me hapjen e objektit të ri të ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Në pritjen e organizuar për nder të 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se me hapjen e ambasadës së re tregohet më së miri përkushtimi i ShBA-së për paqen dhe zhvillimin e vendit.

Ai ka thënë se shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrën e çdo kosovari.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë. Por, shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari. Zoti i bekoftë popujt tanë dhe miqësinë tonë të përjetshme”, ka shkruar Thaçi.

“Është kënaqësi që këtë ditë ta festojmë duke hapur ambasadën e re amerikane në Kosovë, kjo ndërtesë dhe misioni i saj tregon më së miri përkushtimin e ShBA-së për paqe dhe zhvillim për Kosovën. Kjo shtëpi nga sot e tutje do të tregoj drejtimin e duhur e shtetit tonë drejtimin euroatlantik, nga sot Kosova është më e sigurt dhe më krenare”, tha Thaçi.

Thaçi ka falënderuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel që javë më parë mundësoi që disa nga viktimat e luftës të tregonin para botës vuajtjet e tyre të përjetuara në luftën e fundit në Kosovë.

“Para pak ditësh shënuam 20-vjetorin të hyrjes së trupave të NATO-s dhe çlirimin e Kosovës kujtuam sakrificën dhe angazhimin për liri që na u bashkëngjit Clinton dhe Albright, tani edhe Engel është këtu dhe duke iu falënderuar vuajtjet e Kosovës gjatë luftës janë rrëfyer javë më parë në kongresin amerikan dhe në emër të popullit të Kosovës iu falënderoj për këtë”, tha ai.

Thaçi tha se Kosova është vend i të gjithëve pa dallim përkatësie etnike dhe se do të vazhdoj të punoj për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të sigurt për qytetarët e saj.

“Kemi ndërtuar një shtet të ri, Kosova është shtëpia e gjithë qytetarëve të saj pa dallim përkatësie etnike, shtet në rrugë të sigurt drejtë NATO-s dhe BE-së, jemi të përkushtuar të thellojmë një qeverisje më efektive, një luftë të pakompromis të krimit të organizuar, krijimin e vendeve të punës, ndërtimin e cilësisë dhe tejkalimin e izolimit të Kosovës të ndërtojmë një vend shprese besimi dhe jo të mosbesimit”, tha ai.

Image may contain: 5 people, people standing and suit
Image may contain: 9 people, people smiling, people sitting, shoes, beard and outdoor
Image may contain: one or more people, people on stage, sky and outdoor
Image may contain: sky, cloud, tree, stripes and outdoor

Të ngjashme