Thaçi: Shpejt do ta procedoj transformimin e FSK-së

Prishtinë | 05 Mar 2017 | 12:08 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ngjarjet si “Epopeja e UÇK-së” është ndër ngjarjet më heroike të qëndresës së popullit të Kosovës.

Deri sa ka kujtuar sakrificën e Familjes Jashari, Thaçi ka thënë se si president dhe komandat suprem i FSK-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet që transformimi i FSK-së të bëhet realitet nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK-në.

“FSK e ka mision parësor mbrojtjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Tri vite si kryeministër kam paralajmëruar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Realiteti ka mbetur i njëjtë për arsye që janë të njohura. Si president do të doja shumë që procesi i transformimin të ndodh ashtu siç jemi përpjekur gjatë këtyre tri viteve të kaluara”, ka thënë Thaçi.

“Këtë nuk e kemi arritur dhe nuk kam ndër ta fajësoj askënd. Për hapat tonë të ardhshëm na duhet uniteti i të gjithëve”.

“Në ditët në vijim brenda kompetencave do të ndërmarrë të gjitha veprimet që transformimi të bëhet realitet nëpërmjet ndryshimit të ligjit për FSK”.

“Me qëllim të mbrojtjes dhe sovraniteti, Kosova duhet të avancojë rolin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës”, theksoi Thaçi ndër të tjera.

“Më 5 mars 1998 familja Jashari u përball me një makineri të fort të forcave serbe, por që ata i qëndruan kësaj rezistence deri në flijim.”

“Si asnjë ngjarje tjetër Epopeja e Prekazit u shndërrua në një forcë mobilizuese. Për herë të parë Kosova kishte një ushtri me emrin autentik”, ka thënë Thaçi me rastin e fillimit të “Epopesë së UÇK-së, njofton Klan Kosova.

“Për herë të parë Kosova kishte krijuar një mekanizëm të fuqishëm që u shndërrua në faktor numër një në internacionalizimin e çështjes së Kosovës”, ka shtuar ai më tej.

Thaçi ka thënë se UÇK pas Epopesë u përballë me shumë beteja, duke treguar se nuk mund të mposhtej në asnjë rrethanë. UÇK ishte vet populli i Kosovës

“Rezistenca qytetare solli lirinë e ëndërruar për shekuj me radhë”.

“UÇK mbetet trashëgimia jonë më e madhe e krijuar nga populli i Kosovës”.

“Kosova brenda një periudhe ka arritur suksese të shumta që na bëjnë krenar të gjithëve”, ka përfunduar Thaçi.

Të ngjashme