Thaçi s’komenton deklaratat e Haradinajt për korrigjim: Është obligim i secilit të lobojë për njohje

Prishtinë | 19 Tet 2018 | 11:55 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, ka përsëritur edhe një herë idenë e tij për bashkimin e kësaj pjese me Kosovës.

Kreu i shtetit iu ka garantuar atyre se vazhdimisht do të punojnë në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

Thaçi nuk ka pranuar të komentojë deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se nëse energjia e shpenzuar për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë do të adresohej te njohjet, pesë vendet mos-njohëse të BE-së do ta kishin pranuar pavarësinë.

“Nuk dua të komentojë deklarata të askujt. Secili e ka obligim të lobojë për njohje. Tash kemi obligime të punojmë për anëtarësimin në Interpol. Dje ndodhi mrekullia e miratimit të projektligjeve për FSK-në. Koha e humbur për korrigjimin e kufirit duhet të dinamiziohet”.

Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë pasi priti në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës. Thaçi ka vlerësuar se vazhdimi i status-quos është në dëm të zhvillimit

“Nuk u besoj angazhimeve një nga një për njohje në gjithë botën”.

“Edhe kryeministri ju do dhe respekton, kam folur me të. Korrigjimi i kufijve përjashton ndarjen e Kosovës”.

Thaçi ka shtuar se edhe Kosova edhe Serbia fitojnë nga marrëveshja përfundimtare, kur është pyetur për mospërputhjen e deklaratave ndërmjet tij dhe këshilltarit të tij Bekim Çollaku.

“Zakonisht bartësit flasin për presidentit jo të kundërtën. Çollaku ka thënë shumë drejt. Edhe Kosova edhe Serbia do të fitojnë të ardhmen evropiane. S’do të ketë fitues 100 për qind vetëm njëra palë kurse tjetra humbëse. Duhet me i besuar projektit të drejtësisë, vullnetit të Luginës. Se çka beson Serbia nuk është përgjegjësi e imja”.

Thaçi tha se me ta kanë diskutuar edhe mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Diskutuan gjerë e gjatë për zhvillimet politike në Kosovë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për mundësitë e ecjes përpara të proceseve. Temë ishte mundësia e respektimit të plotë të vullnetit dhe të drejtës legjitimë të luginës për bashkëngjitje me Kosovën. E mbështesë fuqishëm këtë të drejtë”.

Thaçi shtoi se për të ishe shumë ndihmuese ky diskutim, të dëgjojë idetë dhe sugjerimet e tyre.

“Marrëveshja Kosovë serbi do të jetë gjithëpërfshirëse, segmenti për korrigjim do te jetë një nga çështjet. Është me rendësi që edhe BE dhe me mbështetjen e ShBA për nxjerrjen e platformës nga Kuvendi”.

Sevdail Hyseni, nga shoqëria civile e Luginës së Preshevës tha se njoftuan Presidentin nga afër e pçr shqetësimet që kanë dhe diskriminim e vazhdueshme nga Beogradi.

“Jeta kulturore dhe informative në Preshevë është e rendë. Jemi në një terr informativ sepse me privatizimin e mediumeve është goditur rëndë bërthamën e medieve shqiptare”.

Hyseni tha se për të dalë nga kjo situatë i kanë prezantuar Thaçit edhe një plan, raporton EO.

“Ideja për korrigjimin e kufijve është nga më të qëlluarat dhe më të mira. Po mundohemi ta afirmojmë një ide të tillë, është pranuar si e tillë ndoshta me një dozë të frikës, por është pranuar. Kufijtë ë tillë duhet gjithsesi që të korrigjohet në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme”.

Ai ftoi Thaçin që të vizitojë Luginën e Preshevës për të marrë pjesë në një debat.

Nexhmedin Saqipi ka kërkuar nga politika kosovare që të këtë kujdes në raport me shqiptarët e Luginës.

“Ne kishim apeluar që të jenë shumë të kujdesshëm njerëzit e politikes lidhur me shqiptarët e luginës. Kush hedhe gurë në këtë mesele ka vetëm një inat politik. Këtu është fjala qe ta mbështesin këtë ide”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 19. Oktober 2018

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-nato-mbeshtet-ushtrine-energjia-e-humbur-per-kufijte-mund-te-sillte-njohje-te-reja/

Të ngjashme