Thaçi: S’mund të lëvizim drejt Evropës duke rrënuar xhami e kisha

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 16:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar çështjen e kishës ortodokse serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, kur disa studentë të lëvizjes studentore “Studim, kritikë, Veprim” protestuan kundër funksionalizimit të saj.

Presidenti Thaçi ka theksuar se në asnjë rrethanë nuk duhet të lejuar “që të kopjojmë format, metodat dhe stilet e Millosheviqit”.

Këto komente ai i bëri pas takimit me komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë, Mike Jackson, i cili po qëndron në Prishtinë.

“Në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që nëse Millosheviqi ka rrënuar mbi 400 xhami, ka dëmtuar objekte të ndryshme të kishave katolike anekënd Kosovës, të teqeve të ndryshme. Ne njohim kushtet, rrethana e disfavorshme të Kosovës kur ka filluar ndërtimi i këtij objekti në Kompleksin Universitar. Unë kam protestuar dhe luftuar kundër regjimit të Millosheviqit dhe punës së tij, apo veprimeve të tij që ka bërë në Kosovë”.

“Tash jemi në rrethana të tjera, jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Jemi në një situatë kur duhet të komunikojmë, të bisedojmë me njëri-tjetrin dhe ky problem të zgjidhet përmes dialogut dhe përmes rrugëve institucionale dhe legale”, ka thënë Thaçi.

“Nuk guxojmë të dërgojmë mesazhe që njerëzit e Kosovës mund të lëvizin drejt Evropës duke rrënuar xhamia dhe kisha. Prandaj duhet të reflektojnë të gjithë që përmes dialogut të rregullohet kjo çështje dhe përmes aspekteve legale dhe institucionale”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Të ngjashme