Thaçi: Sot është ditë historike për të gjithë shqiptarët

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 15:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi për nder të Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ka bërë nderime dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe te varret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit në Gllanasellë.

Nga atje, presidenti Thaçi ka thënë se sot është një ditë e përkujtimit dhe krenarisë për të gjithë ata njerëz që sakrifikuan për Kosovën.

“Sot janë momente dhe ditë historike për të gjithë shqiptarët, kur edhe kujtojmë dhe nderojmë me pietetin më të lartë kombëtar dhe shtetëror edhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovcin. Prandaj sot jam këtu që me përgjegjësinë më të lartë shtetërorë ta nderojmë atë sakrificë, atë luftë që rezultoi me lirinë e Kosovës sot një vend i pavarur dhe sovran”, ka thënë Thaçi.

Më pas, presidenti ka bërë nderime edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Skenderaj.

Ai ka thënë se festat e nëntorit i festojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë. “Prandaj dëshiroj që t’i uroj të gjithë shqiptarët për festën e Flamurit – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, daljen publike të parë të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës”.

“Është kjo festë e bashkimit, sakrificës, kujtimit, por edhe e përgjegjësive për të ardhmen, prandaj dëshiroj që t’i urojë të gjithë me mesazhin e bashkimit, mesazhin e punës së përbashkët për një të ardhme më të mirë për Kosovën, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë”, ka theksuar ai.

Të ngjashme