Thaçi sot vazhdon intervistimin në Hagë për të tretën ditë me radhë

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, do të vazhdojë të intervistohet sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi është paraqitur atje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.

Të ngjashme