Thaçi: Sulmi ndaj Arbana Xharrës, sulm ndaj vlerave demokratike

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 09:58 | Nga

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është shprehur i tronditur dhe i shqetësuar për sulmin fizik kundër Arbana Xharrës.

Thaçi përmes një postimi në facebook, ka thënë se “me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë”.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

“Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme