Thaçi: Ta mohosh gjenocidin e kryer në Kosovë, është sikur të mohosh Holokaustin e Hiterit

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaci ka thënë se krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë.

Thaçi, përmes një postiminë rrjetin social në Facebook, ku thënë se “të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit”.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin!”, ka shkruar presidenti, Hashim Thaçi.

Reagimi i presidentit Thaçi vjen pas deklaratave të ditëve të fundit të krreëve shtetërorë serbë, të cilët kanë mohuar krimet e kryera nga forcat ushtarake-polocore serbe gjatë luftës në Kosovë. 

Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë…

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, April 13, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme