Thaçi takoi ambasadorët e Kuintit “për t’u koordinuar për dialogun”

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 17:19 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin Delawie të SHBA-së, ambasadorin O’Connell të Britanisë së Madhe, ambasadorin Chabert të Francës, ambasadorin Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin Voss të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.

Presidenti Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të dielën më 24 qershor.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

“Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh presidenti Thaçi, duke theksuar nevojën e një përfshirjeje sa më të gjerë të partive politike, shoqërisë civile dhe mediave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme