Thaçi takoi homologun e tij nga Sao Tome

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 09:51 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, ka takuar mbrëmë edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen e tij ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

Ai tha se Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit të gjithmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi nga homologu i tij, Evaristo do Espírito Santo Carvalho, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme