Thaçi takon Engel: Do ta ruajmë përherë miqësinë me ShBA-në

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti, Hashim Thaçi bashkë me Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli kanë takuar Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme