Thaçi takon Ischinger në Bjellorusi: Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, mëse e duhur

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se edhe Ambasadori Wolfgang Ischinger është i pajtimit që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit mes të dyja shteteve.

Thaçi këto komente i bëri përmes Twitter gjatë qëndrimit të tij në Minsk të Bjellorusisë në kuadër të Konferencës se Mynihut për Siguri ku dhe është takuar me ambasadorin Ischinger, njofton Klan Kosova.

”Gjithnjë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin ischinger –  aktualisht në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Ne që të dy pajtohemi që është mëse e nevojshme një marrëveshje obligative mes Kosovës e Serbisë, një e cila mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe i mundëson Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nato dhe Bashkim Europian” ka shkruar Thaçi, njofton Klan Kosova.

View image on Twitter
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme