Thaçi takon Pompeon, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

Prishtinë | 07 Shk 2019 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë:

Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH

Image may contain: 3 people
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme