Thaçi: Të tregojmë të njëjtën pjekuri politike edhe në formimin e qeverisë së re

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët për zgjedhjet, të cilat i ka quajtur shembullore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke uruar qytetarët për zgjedhjet dhe procesin zgjedhor, ka thënë se Kosova ka dëshmuar pjekuri dhe maturi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka thënë se këtë të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re.

Postimi i potë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:

I uroj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.

Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike.

Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën.

Të ngjashme