Thaçi tha se e urren “gjendjen e jashtëzakonshme”, reagon nënkryetarja e LVV-së

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas deklaratës së presidentit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se e urren termin  “gjendje së jashtëzakonshme”.

Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se si duket Thaçi më shumë e urren Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Edhe pse Thaçi deklaron tani se e urren gjendjen e jashtëzakonshme, si duket shumë më shumë e urren Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, meqenëse përkundër kësaj, kishte vendosur që ta shpallte pa asnjë arsye në atë kohë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën dhe Agim Veliun”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej, në shkrimin e bërë, nënkryetarja e LVV-së, ka thënë se presidenti Thaçi ka arritur të krijojë një Qeveri të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, presidenti Thaçi sot para mediave duke komentuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ka thënë se e urren termin “gjendje e jashtëzakonshme”, dhe se tani qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme