Thaçi thotë se do të takohet me Lajçakun, vetëm nëse ka diçka konkrete

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 10:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ekipi i tij do të komunikojë me ekipin e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, sapo ai të arrijë në Prishtinë, dhe më pas do të vendos nëse do ta takohet apo jo me të, raporton Ekonomia online.

“Lajçak nuk është në Kosovë. Në momentin që zbret në orët e mëvonshme, ekipet do të komunikojnë me njëra-tjetrën. Nëse ka diçka konkrete, natyrisht se nuk ka arsye për të mos u takuar, por nëse vjen vetëm sa për të hulumtuar terren nuk ka arsye për t’u takuar”.

Thaçi tha se Lajçak duhet të jetë i qartë për vizat dhe të tregojë se çfarë qëndrimi kanë shtetet anëtare dhe si do ta trajtojnë Kosovën.

“Nëse e trajton si shtet sovran do të jetë procesi me i lehtë, nëse jo do të jetë një mision jo i suksesshëm nga ana e tij”.

Të ngjashme