Thaçi thotë se është i gatshëm për dialog me Serbinë, përshëndet vendimet e Qeverisë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 11:17 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për medie tha se institucionet e vendit janë të gatshme për rifillimin e dialogut me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se është optimist qe marrëveshja do të ndodhë këtë vit. Thaçi theksoi se e vetmja mënyrë e dialogut me Serbinë do të jetë njohja reciproke e cila i hap rrugë vendit edhe për liberalizim të vizave.

I pari i shtetit potencoi se ShBA-ja është mbrapa Kosovës.

“Shpreh mirënjohje dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka krijua robër tinikur dialogut. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon ën dialog do të thotë njohjen reciproke dhe është bashkë me ShBA-në. Nuk kemi se çfarë të hezitojmë jemi në rrugën e sigurt”.

“Duhet të lëvizim sa me shpejt në ketë drejtim që të jemi pjese e NATO dhe BE-së që ta konsolidojmë shtetin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”, tha ai.

“Jam optimist që gjerat do të lëvizin në drejtim të duhur dhe kam besim të plotë në ShBA. Destinacion im është i qartë që të jemi pjesë e BE-së”.

Thaçi deklaroi se bashkëpunimi i brendshëm politik do të mundësojë marrëdhënie të mira me shtetet mike, raporton Ekonomia Online.

Ai përmendi se vendimet e fundit të Qeverisë janë vendime strategjike për vendin, kurse ato të mëhershmet nga qeveritë e kaluar për taksën dhe demarkacionin me Malin e Zi kanë qenë vetëm vendime popullsite.

“Do të punojmë qe të jemi sa më unik e të bashkuar. Ky vullnet e bashkëpunim i brendshëm garanton edhe marrëdhënie të mira ndërkombëtare”.

“U zhbllokuan fondet e MCS që do të thotë shumë për vendin në krizën në të cilën gjendet. Vendimet e fundit qe sollën këto të arritur dëshmuan se ne nuk duhet të vonohemi dhe të marrim vendime strategjike. Kurse vendimet popullsitë siç demarkacioni me Malin e Zi, taksa e reciprociteti”.

“ShBA do të jenë të përkushtuara që ne të lëvizim para. Por as Kosova duhet të ketë vizion dhe në kultivimin e plotë të marrëdhënieve”, tha ai.

Të ngjashme