Thaçi thotë se marrëveshja me Serbinë arrihet në pranverën e vitit tjetër

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 11:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se epilogu i marrëveshjes me Serbinë synohet të arrihet në pranverën e ardhshme.

Thaçi tha se e mbështet fuqishëm themelimin e grupit negociator, raporton Ekonomia Online.

“Sa i përket themelimit të grupit negociator, unë e mbështes fuqishëm. Synohet që në pranverën e ardhshme të arrihet marrëveshja. Është në interesin e dy vendeve dhe optimizmi im është që të jemi pjesë e BE-së. Marrëveshja do ta ketë shpirtin euroatlantik. Nuk duhet të mbesim peng i ideve të një deputeti për shkak të interesave të tij elektorale. Marrëveshja mund të shtyhet, por do të arrihet”, theksoi Thaçi.

Thaçi deklaroi se nuk e pëlqen fare Aleksandër Vuçiqin, raporton EO.

“Nuk janë aspak të lehta këto takime. Raportet janë shumë të vështira dhe unë nuk e pelqej fare Vuciqin por është i zgjedhur i popullit serb, edhe ai nuk e besoj që ka ndonjë pëlqim për mua. Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga shkëmbimi, ndarja dhe krijimin e Republikës Serbska në Kosovë”.

Të ngjashme