Thaçi thotë se njohja nga Izraeli s’do ta cenojë partneritetin miqësor dhe vëllazëror me Turqinë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 11:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi në konferencën e për medie, tha se për të nuk është e rëndësishme kush përfaqëson Kosovën, por çfarë përmbajnë marrëveshjet, raporton Ekonomia Online.

“Për mua me rëndësi është shpirti dhe substanca e marrëveshjes. Më e rëndësishme sesa prezenca fizike. Kosova mund të ketë sukses me lidershipin e SHBA-së, me atë që mund të arrihet në Shtëpinë e Bardhë. Ndihem tepër mirë që ranë ato fluska të gënjeshtra që u përhapën për thika e për harta. Ku mbetën ato konspiracione e akuza, ata duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve për atë konfuzion që e krijonin në opinion politik”.

:Nuk mund të bëhet asnjë hap tutje pa unitet politik pozitë – opozitë. Vetëm kontributi i përbashkët i të gjithëve mund të rezultojë me sukses për vendin tonë, veçanërisht në procesin për implementimin e kësaj marrëveshje. Ne gjithë kemi kërkuar çdo herë që të ketë rol udhëheqës lidershipi i SHBA-së, kjo ka ndodhur. Nuk bën të lejojmë që mentaliteti tribal të ndikojë në vonesa që Kosova po i paguan shumë shtrenjtë”, ka thënë Thaçi.

Thaçi foli edhe për kritikat që mori nga Turqia për premtimin e Kosovës se do të hapë ambasadën në Jerusalem.

“Për hir të transparencës dua të informoj edhe për shqetësimin që kemi marrë nga Liga Arabe dhe presidenti Erdogan sa i përket njohjes së ndërsjellë me Izraelin. Kam diskutuar me Erdoganin në telefon”.

“Kjo njohje nuk do ta cenojë në asnjë rrethanë partneritetin miqësor dhe vëllazëror me Turqinë”.

Të ngjashme