Thaçi thotë se para samitit ka dhënë intervistë për “Der Spigel”

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se para Samitit të Berlinit ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “Der Spigel”.

Në këtë intervistë Thaçi ka bërë të ditur se ka folur për procesin e dialogut Kosovë – Serbë, për të ardhmen e Kosovës dhe liberalizimin e vizave.

“Për “Der Spiegel”, para samitit të sotëm, fola për procesin e dialogut Kosovë–Serbi, për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ne të gjithë po punojmë për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe për forcimin e perspektives euroatlantike!”, ka shkruar Thaçi.

Në Berlin janë duke qëndruar kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Thaçi me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme