Thaçi tregon kur lëshohet për qarkullim autostrada Prishtinë-Shkup

Prishtinë | 20 Pri 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka postuar në Facebook fotografi nga segmentet e ndërtuara të autostradës Prishtinë-Shkup “Arben Xhaferi”.

Ai ka thënë se edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës që pritet ta shkurtojë distancën mes dy kryeqyteteve.

Thaçi ka përmendur faktin se kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon por jo edhe faktin e vonesave- pasi e njejta ishte planifikuar të përfundojë në fund të vitit të kaluar.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”. Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane”, ka shkruar Presidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme