Thaçi tregon kur do ta lërë politikën, flet për vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë | 01 Shk 2018 | 16:23 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për dhjetëvjetorin e Pavarësisë, tha se do të kandidojë prapë për këtë pozitë, nëse Presidenti do të zgjidhet nga populli.

Ai tha se do të insistoj që të kryhet reforma zgjedhore që Presidenti të zgjidhet nga qytetarët, raporton Ekonomia Online. Thaçi tha se për fatin e tij në politikë vendos vet.

“Do të vazhdojë të insistojë që t’i kryej reformat elektorale, që Presidenti të zgjidhet nga qytetarët. Nëse kjo do ndodh, atëherë do të kandidojë, për fatin tim vendos vet”.

I pari i shtetit, ka folur edhe për vrasjen e kryetarit të Iniciativës Serbe, Oliver Ivanoviq. duke thënë se institucionet e Kosovës do të dalin me rezultate konkrete sa i përket kësaj vrasjeje.

Ai u shpreh i bindur se institucionet e Kosovës do të dalin me rezultate dhe se të dhënat fillestare kanë treguar se kjo vrasje nuk kryer për motive etnik.

“… institucionet e Kosovës do të dalin me rezultate konkrete sa i përket kësaj vrasjeje. Të dhënat e para fillestare tregojnë se ka qenë një rast kriminel mafioz, përjashtohet çdo mundësi se është rast ndëretnik”.

Të ngjashme