Thaçi: UÇK-ja ka pasur maksimumi 15 mijë luftëtarë, e vërteton IOM

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 22:40 | Nga

Presidenti i Republikës, ish-drejtor politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka folur për herë të parë pr numrin e ushtarëve që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një debati në RTK, i pari i shtetit ka thënë se pjesë e ushtrisë së Kosovës ishin nga 13 mijë deri në 15 mijë maksimumi.

Ai ka thënë se numri i luftëtarëve mund të vërtetohet thjesht duke marrë për bazë listat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), e cila sikur dihet ka qenë e përfshirë në çmilitarizimin dhe integrimin e ish-luftëtarëve.

Po ashtu, Thaçi ka përmendur edhe një rast kur në një komunë paslufte ishte shtuar numri.

“Gjatë periudhës së bombardimit të NATO-së, në zonën e Prizrenit kanë qenë diku 500 ushtarë. 3-4 ditë, mbi 5000 njerëz kanë lëvizur me uniforma të UCK-së nëpër qytetin e Prizrenit”, ka treguar ai, transmeton Indeksonline

Në fund, Thaçi ka përmendur edhe rastin e fundit të Listave të Prokurorisë së Shtetit.

“Për mua është shqetësuese që njerëz që ishin ndër të parët në UCK. Ka ndodhur gabime që mund të përmirësohen. UCK s’ka pas më tepër luftëtar 13 deri maksimalisht 15 mijë. Nuk duhet të ketë ndërhyrje politike. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. E theksoj se është cenuar vlera e luftëtarit të lirisë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme