Thaçi udhëtoi për në Jordani, takon mbretin

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 14:20 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, me ftesë të Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein.

Gjatë qëndrimit në Aman, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me Abdullah II bin Al-Hussein , me të cilin do të bashkëbisedojnë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në këtë takim përveç temave politike, do të diskutohet për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar, të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës. Një temë e veçantë do të jetë edhe kordinimi i dy shteteve  në luftimin e terrorizmit.

Presidenti Thaçi, po ashtu do të merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror për Lindje të Mesme dhe Afrikë të Veriut, që këtë vit organizohet nga Mbretëria Hashemite e Jordanisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme