Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në samitin e Friends of Europe

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.

Presidenti Thaçi në këtë samit do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian mbi rajonin tonë.

Po ashtu, presidenti Thaçi si pjesë e panelit do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme