Thaçi udhëton për Francë, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit Chirac

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, udhëton sot për në Paris, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të 22-të të Republikës së Francës, Jacques Chirac.

Dita e hënë është shpallur Ditë zie në Francë. Në këtë ceremonitë mortore do të marrin pjesë rreth 30 burrështetas nga e tërë bota.

Presidenti Thaçi e pati vlerësuar ish-presidentin Chirac një prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.

Të ngjashme