Thaçi: Ujmani aset strategjik i Kosovës, mrekulli e vendit që ia vlen të vizitohet

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 14:44 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, tha se liqeni i Ujmanit është aset strategjik i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kreu i vendit, në vizitën e parë të tij në këtë pjesë të vendit, tha se ka kaluar kohë të mirë aty dhe është mrekulluar nga pasuritë e liqenit.

Madje ai ka ftuar që të gjithë të vizitojnë këtë Ujmanin, por që vet ishte i shoqëruar nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës.

Ai tha se pata se të bëjë një gjiro në liqen ka pirë kafe me disa serb lokal të cilët i ka garantuar se është president i të gjithëve.

Ai nga atje ka ritheksuar edhe një herë se “Kosova është një, unike dhe e pavarur”.

“Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm, nga kjo hapësirë e Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë – të punojmë së bashku për Kosovën e re, për Kosovën europiane. Unë si president i vendit i shërbej të gjithëve në secilin cep të Kosovës”.

“Ishte kënaqësi të pi kafe me serbët e këtij lokaliteti – mund të them se kaluam një piknik së bashku” Bëra një vizitë në mrekullinë e vendit tim, ja vlen të vizitohet, sidomos për ata që e duan ujin, malin, natyrën – unë e dua ujin, malin, natyrën, ecjen dhe lundrimin me varkë”.

“Unë zakonisht vikendet i kaloj duke ecur nëpër bukuritë e Kosovës, Bjeshkët e Nemuna, Bjeshkët e Sharrit, Shalë të Bajgorë, por sot pas kësaj vizite vendosa të bëj xhiro lundrimi në këtë vend të mrekullueshëm në Liqenin e Ujamnit, vend të bukur dhe të pakrahasueshëm të Republikës së Kosovës”.

“Ishin emocione të veçanta dhe ishte një xhiro në këto rreze të bukura në fillim vjeshtës të këtij viti t’i kaloj disa orë në këtë aset të Republikës së Kosovës, në këtë mrekulli që veç zoti ka ditë të falë”.

 

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-bene-xhiro-lundrimi-ne-liqenin-e-ujmanit/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme