Thaçi: UP-ja ka rol historik në ngritjen e vetëdijes kombëtare

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar për 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se është bërë gjysmë shekulli jetë akademike në shërbim të emancipimit, arsimimit dhe modernizimit të shoqërisë sonë.

Sipas tij, Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar.

Thaçi thotë se ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Në 50 vjetorin e themelimit shprehim respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror. Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme