Thaçi: Uroj që Pashkët ta shtojnë dashurinë ndërmjet qytetarëve

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi u ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë duke thënë se kjo festë duhet të shërbejë për forcimin e besimit në vlera.

Ai tha se festa të tilla duhet të shtojnë dashurinnë dhe respektin e ndërsjellë në mesin e të gjithë qytetarëve.

Ja postimi i tij i plotë:

Në këtë të diel të Pashkëve katolike, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj këtë festë të shenjtë. Shumë gëzime dhe shumë lumturi në familjen e çdo besimtari.

Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, uroj me gjithë zemër që Pashkët të forcojnë edhe më tej ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona, si dhe të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet gjithë qytetarëve tanë!HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme