Thaçi uron gabimisht Erdoganin, e fton në “takbir”

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 20:56 | Nga

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, duke u ngutur që të jetë i pari që uron “vëllaun” e tij në Turqi, e ka uruar gabimisht Presidentin e rizgjedhur Rexhep Tayip Erdogan.

Në vend të fjalës “Tebrik” që donë të thotë  përgëzime, Thaçi ka shkruar “Takbir” në llogarinë e tij në Twitter.

Takbir apo tekbir, siç përdoret tek shqiptarët, është thirrje për madhërim të Zotit tek myslimanët, “Allahu Ekber”, shkruan Gazeta Fokus.

Këtë e kanë vërejtur edhe përdoruesit e rrjetit social Twitter, ku ai e ka shkruar urimin për Erdoganin.

Thaçi i ka thënë Erdoganit se e mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dy aleatë strategjikë në të gjitha fushat.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet tona janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme