Thaçi uron Metën për 28 Nëntorin

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, për Ditën e Flamurit dhe 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në 106 vjetorin e pavarësisë së saj, presidenti Thaçi ka thënë se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt thellimit të integrimeve euroatlantike, si shtet anëtar i NATO-s, në fqinjësi të mirë vendet përreth dhe me perspektivë të qartë drejt integrimit në BE.

Ky është telegrami i presidentit Thaçi dërguar presidentit Meta:

Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë,

I nderuar President Meta,

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim Ju shpreh urimet më të përzemërta më rastin e Ditës së Flamurit, në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dita e Flamurit është njëra nga festat më madhështore në historinë moderne të kombit shqiptar, që kremtohet me krenari dhe dinjitet nga të gjithë bashkëkombësit tanë kudo në trojet shqiptare dhe po ashtu edhe në botë.

Në procesin e krijimit të shtetit shqiptar një kontribut të jashtëzakonshëm kanë dhënë edhe patriotët nga Kosova, me kryengritjet e njohura në krye me personalitete historike, si Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe shumë të tjerë.

Në 106 vjetorin e pavarësisë së saj, Shqipëria është në rrugën e duhur drejt thellimit të integrimeve euroatlantike, si shtet anëtar i NATO-s, në fqinjësi të mirë vendet përreth dhe me perspektivë të qartë drejt integrimit në BE.

Kosova dhe qytetarët e saj iu gëzohen të gjitha të arriturave të shtetit shqiptar.

Uroj që Shqipëria të shënoj progres në të gjitha fushat, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe në atë diplomatik dhe të integrimeve tona kulturore.

Gëzuar Dita e Flamurit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme