Thaçi: Vdekja e albanologut Skënder Gashi, humbje e madhe për të gjithë

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me vdekjes e albanologut Skënder Gashi, Thaçi është shprehur se humbja e albanologut Skënder Gashit është humbje e madhe për të gjithë.

Vdekja e albanologut dhe atdhetarit Skënder Gashi është një humbje e madhe për familjen Gashi dhe të gjithë ne. Profesori Skënder Gashi, ndonëse jetonte në Vjenë, ai ishte gjithmonë në shërbim të kauzës sonë për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Ngushëllime zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, familjes Gashi dhe gjithë miqve të tij! HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme