Thaçi vizitë shtetërore në Japoni

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të udhëtojë për një vizitë zyrtare disa ditore në Japoni.

Presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me krerët më të lartë shtetërore, për të shtyrë përpara agjendën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Sç thuhet në njoftim, gjatë kësaj vizite, presidenti Thaçi do të pritet nga Lartmadhëria e tij, Perandori i Japonisë.

Po ashtu, do të pritet edhe nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, me të cilin do të ketë edhe një drekë punë pas takimit bilateral.

Sipas njoftimit të Presidencës, kjo vizitë e presidentit Thaçi në Japoni vjen tash kur dy vendet janë duke kremtuar 10 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Vizita zyrtare ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit bilateral dhe zgjerimin e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme