Thaçi viziton Maltën

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 11:00 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për një vizitë shtetërore në Maltë, me ftesë të presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca.

Gjatë qëndrimit të tij në Valletta, presidenti Thaçi do të pritet nga homologja, Marie Louise Coleiro Preca, me nderimet më të larta shtetërore.

Me të parën e Maltës, kreu i vendit do të bisedojë për mundësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale.

Presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, Angelo Farrugia.

Ai gjithashtu do të pritet edhe nga përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe publike në Maltë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme