Thaçi viziton Maqedoninë, takohet me krerët institucionalë dhe politikë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 10:07 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot udhëton për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe me liderë të partive politike.

Presidenti Thaçi do të flasë me krerët institucionalë dhe politikë në Maqedoni për intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike të të gjitha shteteve të rajonit tonë.

Presidenti Thaçi, gjatë këtyre ditëve, ka diskutuar rreth këtyre temave edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si dhe me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme