Thaçi vlerëson kontributin e komunitetit boshnjak në Kosovë

Prishtinë | 28 Sht 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar përfaqësues të komunitetit boshnjak në Kosovë.

Ai në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve, ka thënë se roli i këtij komunitetit ka qenë i rëndësishmë në proceset zhvillimore për vendin.

Thaçi me anë të postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është atdhe i të gjithëve.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve i takova përfaqësuesit e komunitetit boshnjak, me të cilët bisedova për rolin dhe kontributin e rëndësishëm të tyre në proceset zhvillimore për vendin. Urime kjo ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e komunitetit boshnjak”.

“Jam krenar që Kosova ka infrastrukturë ligjore dhe zbatueshmëri që garanton të drejta të avancuara për komunitetet joshumicë dhe ofron pozitë shumë më të favorshme në krahasim me shtetet e rajonit. Kosova është atdhe i të gjithëve, prandaj kontributi i secilit është vital për mirëqenien e qytetarëve dhe për shtetin tonë shumetnik”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme