Thaçi: Votoni demarkacionin që ta rikonfirmoni partneritetin me ShBA-në

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 20:16 | Nga

Hashim Thaçi, president i Kosovës, i është drejtuar vendit dhe deputetëve të Kosovës duke ju kërkuar këtyre të fundit që ta votojnë demarkacionin.

Ndër të tjera në një fjalim të gjatë ai tha:

“Nga e kaluara të nxjerrim besime, që cilave shtete të ju besojmë. I kemi dëgjuar amerikanët në Rambuje, ishte vendim i vështirë por i drejtë… njëjtë ndodhi edhe me Pakon e Ahtisaarit…. Ditën kur do të votohet për Demarkacion, ta dini se kemi përgjegjësi të madhe historike, do ta keni një dorë që ta tregoni se Kosova është shtet paqdashës që respekton të dretën ndërkombëtare dhe se nuk ka pretendime ndaj asnjë shteti. Votoni që ta rikonfirmoni partneritetin gjeostrategjik dhe partneritetin me SHBA-të… Mos e sakrifikoni veten tuaj për interes të politikave ditore, keqpërdorimi i kësaj është kauzë e rrejshme dhe Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër të tokës sonë. Çdo vonesë për ratifikimin nga Parlamenti i Kosovës e minon të ardhmen evropiane të Kosovës… I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytearët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Por, ky nuk është dëmi i vetëm. Ky do të ishte vetëm dëmi i fillimit që do të pasohej nga të tjerë sepse nëse dështojmë në ratifikimin e marrëveshjes, atëherë do të vonohemi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe shtyhet për një kohë të pacaktuar procesi i integrimit në NATO. Për më tepër, askush në botë nuk na përkrah në acarimin e raporteve me vendin fqinj që gjithnjë na ka përkrahur, siç është Mali i Zi, i cili ka marr ftesë që të bëhet anëtar i NATO’s. Ne duhet të vazhdojmë raportin strategjik të fqinjësisë dhe vlerave euroatlantike me Malin e Zi. Ne nuk mund të korrigjojmë padrejtësitë historike tani, të cilat i dimë shumë mirë por duhet ta sigurojmë të ardhmen euroatlantike. Edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit duhet të implementohet. E kjo do të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme