Tillerson e paralajmëron Kosovën për Specialen

Prishtinë | 30 Dhj 2017 | 08:58 | Nga

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane edhe Departmenti Amerikan i Shtetit e ka paralajmëruar Kosovën për mundësinë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale, raporton KTV.

Në një deklaratë që i atribuohet zëdhënëses së Sekretarit të Shtetit, thuhet se SHBA-ja është thellësisht e shqetësuar me përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës, për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara, të krijuara për të dëgjuar rastet e krimeve të supozuara kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera serioze të kryera gjatë konfliktit 1998-2000.

“U bëjmë thirrje liderëve të Republikës së Kosovës që të ruajnë përkushtimin e tyre për punën e Dhomave të Specializuara dhe të mos e prekin juridiksionin e gjykatës. Siç e ka thënë Sekretari Tillerson më 21 dhjetor, kërkimi për drejtësi në Ballkan nuk ka përfunduar, dhe ne mbesim të përkushtuar për të përkrahur drejtësinë për viktimat. Ne e duartrokasim guximin moral të liderëve politikë të Kosovës që e miratuan ligjin dhe bënë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë në vitin 2015, për t’ia mundësuar funksionimin gjykatës. Ne fuqishëm i nxisim liderët aktualë politikë të Kosovës dhe deputetët e Kuvendit të mos e zhbëjnë këtë arritje duke ndërhyrë në gjykatë, tani apo në të ardhmen”, ka thënë zëdhënësja Heather Neuert.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme