Time Kadriaj: Votën e Nënës Rukë nuk e çoj në tjera parti

Prishtinë | 18 Pri 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka folur për kalimet e deputetëve nga një parti në një tjetër.

Në një bisedë në emisionin “Përtej Tregimit”, Kadriaj ka thënë se nuk është në vlerat e saj që të marr vota në një parti e t’i shërbej një partie tjetër., transmeton Magazina.al.

“Nuk është në vlerat e mia as morale as njerëzore, as etike të garoj në një subjekt politik e më pas, me këto vota të operoj në një subjekt politik”, ka thënë Kadriaj.

Por ish ushtarja e UCK-së, ka treguar edhe një arsye edhe me të fortë pse s’do ta tradhtonte kurrë votën e AAK-së.

Mikja e Familjes Haradinaj, ka treguar se ajo mes mijëra votash, ka marrë edhe votën e Rukë Haradinajt, nënës së Ramushit prandaj siç ka thënë s’do ta tradhtonte kurrë votën e nënës së gjeneralëve.

“Kur nëna e 5 gjeneralëve, Nëna Rukë e ka Votu Time Kadriajn, unë votën e Nanës Rukë nuk e dërgoj në një parti tjetër”, ka thënë deputetja e AAK-së, pa treguar nëse pos tjerash ky është mesazh për Albena Reshitajn e cila votoi presidenten kundër vendimit të partisë.

Të ngjashme