Time Kadrijaj vazhdon kritikat: Adem Hoxha na tregoi pse votoi, për të tjerët e kuptojmë më vonë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 21:45 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ishte më e zëshmja në kritika për vendimin që mori bashkëpartiakja e saj Albena Reshitaj që të shkojë në Kuvend dhe të merr pjesë në procesin e votimit të presidentes.

Ajo ka thënë se derisa deputeti goran Adem Hoxha ka treguar arsyen e tij pse dha votë pro Vjosa Osmanit presidente, por se është kureshtare për deputetët tjerë se për çka votuan.

“Albena dhe Adem Hoxha nuk e lejuan qē zgjedhjen e presidentit ta shantazhojë Lista Serbe, nejse Ademi na tregoi pse votoi. Për tre të tjerët do e kuptojmë ma vonë!”.

Të ngjashme