Titulli që mori Pacolli në Tajlandë kushton 8 mijë dollarë

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 07:54 | Nga

Tetë mijë dollarë amerikanë kushton titulli “Doctor Honoris Causa” në universitetin “BodhiSastra”, në të cilin tri ditë më parë u nderua zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në ueb-faqen e universiteti “BodhiSastra” thuhet se ky institucion e ka selinë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pacollit titulli i është ndarë në Bangkok të Tajlandës, shkruan sot Koha Ditore.

Në ueb-faqe nuk ka asnjë informacion për studentët që studiojnë aty. Por aty nuk mungon lista me çmimet e titujve që i ofron ky institucion.

Një diplomë e lartë kushton 2 mijë dollarë, diploma e asociuar 2.500 dollarë, diploma bachelor 5 mijë dollarë, diploma master 6 mijë dollarë, diploma e doktoratës 7 mijë dollarë, ndërsa një diplomë nderi apo “Honoris Causa” 8 mijë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme