Tolaj: Fermerët po dëmtohen, rrezikohet mbyllja e bizneseve të tyre

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Arbër Tolaj ka marrë fjalën në këtë seancë duke treguar fillimisht se Grupi Parlamentar i AAK-së i bashkohet reagimit të Grupit të Grave deputet lidhur me rastin e Valbonës nga Gjakova.

 Ai, më pas, u shpreh se në shenjë pakënaqësie, të detyruar nga pamundësia për destinim të qumështit të tyre dhe mungese të tregut, fermerët po detyrohen të derdhin qumështin në lumenj. “Sipas fermerëve, kjo po ndodh për shkak të ngopjes së tregut me produkte kancerogjene nga vaji i palmës. Ata shprehin pakënaqësinë që nuk po merret vendim për ndalimin e importit të produkteve me vaj palme”, shtoi Tolaj.

Poashtu, ai tha se kriza e shkaktuar për shkak të pandemisë e ka rritur nevojën për mbështetje më të madhe institucionale, duke qenë se në treg ka rënë fuqia blerëse e këtij produkti.

 “Si Grup Parlamentar kërkojmë nga Qeveria, që urgjentisht t’i trajtojë kërkesat e këtyre prodhuesve të qumeshtit, në tejkalimin dhe përballimin e sfidave me të cilat përballen ata. Të zgjidhen sa më shpejt problemet e tyre pasi secilën ditë që kalon, fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikon mbylljes e bizneseve të tyre, ku kryesisht janë biznese familjare e një numër i madh i tyre edhe kanë detyrime ndaj bankave” tha ndër tjerash ai.

 Tolaj theksoi që të zgjidhen sa më shpejt problemet e tyre pasi secilën ditë që kalon, fermerët po dëmtohen tej mase në të ardhurat financiare dhe rrezikon mbylljes e bizneseve të tyre, ku kryesisht janë biznese familjare e një numër i madh i tyre edhe kanë detyrime ndaj bankave.

Të ngjashme