Tomë Gashi paralajmëron protesta masive: Kapja e shtetit s’ka brina, por ka Gjykatë si kjo e jona

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 23:50 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor te Thaçit, ku thotë se kapja e shtetit s’ka brina, por ka Gjykatë Kushtetuese si kjo e jona, dhe ka paralajmëruar protesta masive.

Gashi shton se vendimi është anti kushtetues, dhe se ata do të ankohen.

“Nuk ka kurrfarë efekti që një parti politike t’i fitoj zgjedhet siç është VV-ja. Ata që nuk i kanë fituar zgjedhjet po munden fare lehtë t’i vjedhin zgjedhjet”, u shpreh ai në TV Dukagjini.

Tutje Gashi thotë se do ketë protesta masive.

Të ngjashme