Tomë Gashi: S’jam në dijeni që djali im e ka sulmuar Frashër Krasniqin

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate përmes një njoftimi ka deklaruar sot se ish-kandidati për deputet i LVV-së, Albin Gashi e ka sulmuar ish ‘deputetin dhe anëtarin e PSD-së, Frashër Krasniqin.

Në njoftim nuk janë dhënë më shumë detaje, përveç se është kërkuar që me rastin të merren nga policia e Kosovës.

Ekonomia Onlilne ka kontaktuar avokatin Tomë Gashi, që është prindi i Albin Gashit të LVV-së e avokat i Frashër Krasnqit.

I njëjti ka deklaruar se ka parë njoftimin, mirëpo, shton se nuk ka informacione.

Ai tha se Krasniqin e ka klient që më shumë se tri vite, e se nuk beson që ka ndodhur diçka e tillë.

Nuk jam në dijeni për këtë rast. Frashër Krasniqi është klient i imi më shumë se tri vjet dhe s’besoj që ka ndodhë kjo përleshje. Frashëri ka mund me më thirr nëse ka pas ndonjë incident”, ka thënë Gashi për EO.

Të ngjashme