Tomë Gashi thotë se kontributi i Kurtit për UÇK-në është i pamohueshëm, merr shembull Xhavit Halitin

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka komentuar deklaratat e Rrustem Mustafës se Kurti ka qenë në UÇK duke thënë se ai ka kontribut të pamohueshëm për luftën clirimtare.

Ai ka thënë se përveç Remit, për kontributin e UCK-së në luftë ka folur edhe ish-lideri i luftës Sylejman Selimi.

“Adem Demaci dhe Albin Kurti. Këta punë tjera nuk kanë bërë përvec që kanë qenë zëri i UÇK-së midis Prishtinës. Ishte deklarata e remit në studion e juaj, por është edhe deklarata e ish-gjeneralit Sylejman Selimi i cili ka thënë se Kurti kishte shprehur gatishmëri që të qëndronte me armë në dorë ne Likoc por që është paraparë se disa persona janë më të vyeshëm si njerëz që ndihmojnë në pjesë tjera të luftës, kontributi eshte i pamohueshem”, ka thënë Tomë Gashi në emisionin Pressing në T7.

“Që po flasim për dikë tjetër. Xhavit Haliti a ka qenë në UCK. Ai ka qenë themelues. Por i nxjerr disa deklarata të tij që asnjë sekond nuk ka qenë në luftë në Kosovë. Nëse nxjerr këso deklarata e sheh se kontributi për UCK-në ka qenë i ndryshëm. Albin Kurti është dënuar me 15 vjet si pjesëtar i UÇK-së. Është dënuar për kryengritje. Për fat i ka mbajtur vetëm dy vite. Nuk është falur vetëm ai me presion ndërkombtarë por edhe disa tjerë të burgosur. Njerëzve iu dhemb që nuk e kanë kokën e Albin Kurtit. Kundërshtarët nuk e kanë trurin e Kurtit, nuk e kanë as guximin”, shtoi ai.

Të ngjashme