Topalli: Nuk ka pajtim në VV, po shkojmë drejt partisë së re

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 16:59 | Nga

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Topalli, ka theksuar se eksponentët që janë larguar nga VV-ja, nuk kanë hequr dorë nga politika.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se është vështirë që të ketë pajtim në mes të pakënaqurve dhe se sipas tij, rrugët dërgojnë drejt një partie të re pas dorëheqjeve në VV.

“Mendoj që këta njerëz që janë shumë politikë, e të cilët nuk kanë hequr dorën nga politika. Do të ulemi bashkë dhe do të bisedojmë se si do t’ia bëjmë gjatë ditëve në vijim, për të pasur një vendim të përbashkët”, ka shtuar Topalli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme