Trajkoviq: Më është ofruar videoincizimi, ku ishte regjistruar vrasja e Ivanoviqit

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja aktuale e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova e Metohia’  Rada Trajkoviq thotë se asaj i është ofruar kopja e një videoincizimi ku ishte regjistruar  vrasjen e politikanit serb të Kosovës në veri të Mitovicës, Oliver Ivanoviq.

Trajkoviq ka thënë për mediat serbe se nuk kishte pranuar ta merrte videokasetën, duke deklaruar se provat duhet të dorëzoheshin në prokurori në Prishtinë.

“Para se të shkoja në Mitrovicën e Kosovës, unë kam përjetuar një presion të jashtëzakonshëm. Më thanë se atje të më presin grupe të ndryshme mafioze dhe do të më vrisnin. Ata erdhën edhe në selinë e koalicionit tonë ‘Liria’”, tha Trajkoviq, përcjell Telegrafi.

Trajkoviç, i cili fushatën parazgjedhore në Kosovë e hapi në Mitrovicë të Veriut, në vendin ku u vra Oliver Ivanoviq në vitin 2018.

“Disa njerëz, do nga qarqe jo transparente, më ofruan kopjen e një videoincizimi të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Më thanë që njëra kopje i është dhënë dikujt nga autoritetet shtetërore dhe tjetra më është ofruar mua. Unë thashë që as nuk e marr dhe as nuk jap para, dhe se provat, nëse i kanë, duhet t’i ofrohen prokurorit Syla në Prishtinë”, tha Trajkoviq.

Trajkoviç gjithashtu tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga zbulimi i kryesit të vrasjes së Ivanoviqit dhe se nuk do të përdorë fushatën zgjedhore për promovimin e saj, por për t’u treguar qytetarëve se cila është politika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës.

Ajo tha se jo gjithmonë ishte dakord me Ivanoviqin politikisht, por se ata kishin qëllime unike politike.

“Unë ende e ruajë porosinë e Oliverit që më është dërguar pesë ditë para vrasjes së tij, në të cilën thuhet: ‘Ndoshta do të më vrasin, por nuk mund të ndalem, sepse do ta turpëroja familjen time. Kjo nuk do të ishte krenaria e familjes sime’”,  tha Trajkoviq. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme