Trajkoviqi kundërshton demarkacionin, paralajmëron destabilizim

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 08:13 | Nga

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka thënë se në rastin e shënjimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi bashkësia ndërkombëtare “po krijon një precedent”, sepse “të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë janë shndërruar në kufij të shteteve të reja”, gjë që nënkupton se “kufiri ndaj Malit të Zi dhe Maqedonisë në esencë është kufi shtetëror i Serbisë”.

Në një deklarim për agjencinë e lajmeve FoNet, Trajkoviq ka thënë se “në rast se Lista Serbe e voton demarkacionin, në esencë ajo hyn në legalizimin e kufirit kosovar si një kufi shtetëror i njohur ndërkombëtarisht”, përcjell Koha Ditore.

Sipas saj, këto marrëveshje “ratifikohen edhe në Kombet e Bashkuara, NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, në të cilat mbetet ende për t’u vendosur nëse dhe si do të përfaqësohet eventualisht Kosova”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme